Pak ditë më parë, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj tregoi me anë të një statusi përshtypjen që kishte për programet ditën e dielë, duke i quajtur ‘shkarravina’ figurat që shihte në ekran. Kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim, megjithatë Ori vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në ‘Canale 5’, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në ‘Top Channel’.
Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores, duket se ajo ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.
“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të Nebijaj në ‘Instagram’. Më poshtë ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij.
Nuk dihet nëse ky postim lidhet me deklaratat e mëparshme të Orit, megjithatë moderatorja ka zgjedhur të dielën për ta bërë ngatërresën sërish njëlloj./revistawho.com








