Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

Në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku shpesh lindin debate, por edhe heshtje të thella, këtë herë fjala u ndal nga emocionet. Redon Makashi u shfaq jo si kantautor, por si bir. Dhe rrëfimi i tij për të atin, aktorin e ndjerë Fitim Makashi, u kthye në një moment që tejkalon kufijtë e një interviste.





 

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit që për dekada mishëroi figura të paharrueshme të kinematografisë shqiptare, Redoni foli me një ndjenjë të përzier mes dhimbjes dhe padrejtësisë.


 

“Iku me një peng të madh”, u shpreh ai mes emocionesh, duke lënë të kuptohet se dhimbja e humbjes shoqërohej edhe me një plagë tjetër, mungesën e vlerësimit institucional për kontributin e të atit.

“Nuk u vlerësua kurrë. Ia kisha përgatitur letrat. Kur pamë në televizor se nga 15 personalitete që u vlerësuan ai kishte mbetur jashtë, u trishtua shumë,” rrëfeu Makashi.

Një fjali që peshon rëndë. Jo vetëm si kujtim familjar, por si akuzë e heshtur ndaj mekanizmave që përcaktojnë se kush nderohet dhe kush mbetet në hije.

Sipas tij, përjashtimi i Fitim Makashit nga lista e të vlerësuarve lidhej me “një firmë të vetme nga një figurë e lartë”, detaj që ai e ndau për herë të parë publikisht. Një pohim që shton dimensionin e debatit, a janë vlerësimet publike çështje meritash apo vendime individuale?

 

Por përtej zhgënjimit, Redoni kujtoi një episod nga vitet ’70, në kinemanë “Agimi”, kur shfaqej filmi “Prita”. Ai përshkroi emocionin e atyre momenteve dhe ndikimin që figura e të atit pati në formimin e tij si artist dhe si njeri. Ishte një rikthim në kohë, në një Shqipëri tjetër, ku arti kishte një peshë që tejkalonte titujt.

Fitim Makashi u nda nga jeta më 31 janar, duke lënë pas një trashëgimi rolesh dhe një emër që i përket historisë së skenës shqiptare. Por rrëfimi i të birit e zhvendos fokusin nga arkivat në ndërgjegjen kolektive. Si i trajtojmë artistët tanë në fund të rrugëtimit të tyre? A dimë t’i nderojmë sa janë mes nesh, apo kujtohemi vetëm kur bëhen kujtim?

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Kur loja prek familjen! Greta përballë  Selinës, “përçahen” kunatat
Breaking News

Kur loja prek familjen! Greta përballë Selinës, “përçahen” kunatat

11/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera