Këngëtarja e njohur Adelina Berisha dhe Arbër Koka, djali i deputetit të LSI-së, Lefter Koka janë në një lidhje me njëri-tjetrin.
Siç raporton ‘Bluetooth’, çifti është njohur nga shoqëri e përbashkët dhe deri nga ajo kohë nuk ndahen nga njëri-tjetri. Adelina vjen shpesh në Durrës ashtu si edhe Arbri udhëton shpesh drejt Prishtinës për të takuar të dashurën e tij.
Aktualisht dyshja është duke kaluar disa ditë pushimi në jugun e vendit, në një prej resorteve që gjenden në bregdetin e Jalës./revistawho.com