Një detaj i vogël në telefonin e Donald Trump ka mjaftuar që të ndezë debat në rrjetet sociale. Gjatë një momenti të paplanifikuar, paparacët e kapën Trump-in duke zbritur nga Air Force One, kur, rastësisht, u zbulua edhe wallpaper-i i telefonit të tij: një foto ku ai vetë tregon me gisht – në një stil shumë “Trump-ian”.
Fotoja u bë virale menjëherë në X (ish-Twitter), duke ndarë përdoruesit në dy kampe:
Ata që e vlerësuan si një zgjedhje ikonike dhe e fuqishme dhe ata që e interpretuan si një tjetër provë e ego-s së pakufijshme të ish-presidentit
Komentet ishin të shumta dhe të larmishme. Një përdorues i X shkroi thjesht: “Kjo është tipike e tij dhe ndaj e kam qejf.”
Por nuk munguan as kritikat.
“Sigurisht që do të ishte fotoja e tij, kjo është e pritshme,” shkruan një komentues.
Ndërkohë, kritiku i njohur i Trump, George Conway, e krahasoi momentin me një figurë të mitologjisë:
“Në mitologjinë greke, Narcisi ra në dashuri me pasqyrimin e vet në një pellg me ujë.”
Një tjetër koment që tërhoqi vëmendje ishte ai i analistit politik dhe influencuesit Harry Sisson, i cili tha:
“Wallpaper-i i Trump! A nuk është kjo një nga gjërat më narcisiste dhe egoiste që keni parë ndonjëherë? Nuk është familja, as fëmijët e tij, por veten.”
Mes humorit dhe kritikës, një gjë është e qartë: edhe një zgjedhje aq personale sa wallpaper-i mund të bëhet objekt debati publik – sidomos kur je Donald Trump.
Pra, për të gjithë ju që mbani foto të vetes si wallpaper… mendohuni dy herë. Jo se është ndaluar, por kush e di – ndoshta nesër jeni ju trending në X!