Grupi “West Side Family” mbetet një nga grupet më të dashura për publikun shqiptar.
Dr. Flori u nda nga jeta disa vite më parë, dhe Miri dhe Landi vijuan ëndrrën e madhe duke sjellë një sërë projektesh.
Së fundmi, Landi dhe Miri, në një intervistë të përbashkët kanë folur për grupin.
Këngëtarët zbuluan se pengu i vetëm i tyre është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.
“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, thanë djemtë.








