Pas thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet ditët e fundit, Olsi Bylyku ka vendosur të thyejë heshtjen në mënyrën e tij të zakonshme — me ironi dhe një mesazh të nënkuptuar.
Në një postim në Instagram Story, ai ndau një foto nga studioja “Do’Drite”, ku shihet i ulur përkrah një vajze, që nga detajet e veshjes dhe konteksti i momentit, duket se është Denada Lura. Të dy shfaqen të qetë, të buzëqeshur dhe të veshur sportiv, madje me atlete të ngjashme, ndërsa në sfond bie në sy një televizor që shfaq një video me titullin:
“Olsi Bylyku dhe… i japin fund lidhjes?”
Me një emoji qeshjeje të vendosur në ekran, Olsi duket se ironizon drejtpërdrejt lajmet që kanë qarkulluar në portale. Ai lë të kuptohet se situata nuk është aspak ashtu siç përflitet dhe se ndoshta nuk ka asgjë për të “konfirmuar” ose “përgënjeshtruar”.