Prej disa kohësh është përfolur për romancat e vëllezërve Veshaj, me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi dhe moderatoren Bora Zemani. Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ende lidhjen, edhe pse shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi Jonida ka publikuar video së bashku me Romeo Veshaj ku duken shumë të qetë dhe të afërt teksa i tregon ndjekësve për pjesëmarrjen në publikimin e parfumit të ri të Joni Peçit. Romeo dhe Jonida kanë qenë më tepër të diskutuar për shkak të diferencës në moshë që kanë, duke qenë se aktori është 14 vite më i ri.