Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk isha gati”, Arbana rrëfen momentin kur mësoi për shtatzëninë nr.3: E dënova veten që u mërzita…

07/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Nuk isha gati”, Arbana rrëfen momentin kur mësoi për shtatzëninë nr.3: E dënova veten që u mërzita…

Ka rrëfime që kur vijnë nga një figurë publike, tingëllojnë si një e vërtetë universale për shumë gra. Jo çdo shtatzëni të gjen “gati”, edhe kur jeta nga jashtë duket perfekte.





Në episodin e saj të radhës në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”, gjatë një bisede me Lea Ypin, Arbana Osmani hapi një kapitull intim nga jeta e saj, duke treguar se shtatzënia e tretë erdhi rreth një vit pas lindjes së Diellit dhe nuk ishte e planifikuar.

Arbana kujtoi se në atë periudhë ishte në kulmin e angazhimeve profesionale dhe emocionalisht e lodhur, ndaj lajmi e tronditi:


“Mua më ka ardhur Zoi në jetën time… kur kam qenë në kulmin e punës dhe në kulmin e shumë ngjarjeve që më kishin lodhur emocionalisht… Dhe pastaj zbulova që isha shtatzënë… në atë kohë ishte një ‘shok’”, rrëfen ajo.

Madje, si shumë gra që e vendosin veten nën peshën e perfeksionit, pranoi se e gjykoi fort veten:

“E kam dënuar veten sepse u mërzita… Nuk isha gati për një fëmijë tjetër aq shpejt.”

Arbana ndalet edhe te dilemat reale që zakonisht mbeten jashtë kamerave:

“Bobo si do ja bëj me punën dhe me pasionet e mia… dhe me dy fëmijë të tjerë…?”

Por jeta, siç thotë vetë ajo, gjen mënyrën e saj për të të mësuar:

“Pastaj për çudi, u bëjnë të gjitha. Bëhen të gjitha punët pastaj.”

 

Një rrëfim i sinqertë, që e zbret “yllin” në tokë dhe e kthen në zërin e shumë nënave që s’e kanë luksin të jenë gjithmonë të forta. Por a është pikërisht kjo që e bën Arbanën edhe më të afërt me publikun? Dhe sa gra e kanë përjetuar “shokun” e një lajmi të madh, pikërisht kur mendonin se kishin më në fund kontrollin e jetës?

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
“Nuk reflektoj”, Rogerti flet për “izolimin”!

“Nuk reflektoj”, Rogerti flet për “izolimin”!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera