Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nuk ishe te koncerti “DIVA”? Të tregoj unë çfarë humbe ti dhe sa u kënaqa unë

17/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“DIVA” u ngjit në skenë, Rovena dhe Eneda mesazh emocionues për dy personat e zemrës që i ndiqnin në sallë

Nga Rudina Laka\ Njerëz të veshur bukur kishin lënë pas stresin e përditshëm. Në shkallët e Pallatit të Koncerteve shihje fytyra të buzëqeshura që reflektonin dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë e të vërtetë.





Hymë në sallë, u rehatuam. Errësirë, një zë filloi të dëgjohej, e pas tij një tufë me nota që emocionojnë. Shfaqen “DIVAT”, si katër vajza lozonjare, të emocionuara dhe të lumtura në të njëjtën kohë që ishin përpara dashurisë së tyre më të madhe, publikut. Askush nuk foli, vetëm kënduan.

Çdo fjalë e thënë jashtë pentagramit nuk ishte aq e mençur sa ato do të donin në ato momente, siç tha edhe Eneda. Kur secila i dorëzohej notave dhe merrnin mikrofonin, nuk kishte asnjë shenjë emocioni, vetëm potencë, profesionalizëm dhe nota të pastra si perla. Kaloi faza e emocioneve të skenës dhe të publikut që pret gjithçka nga ty në atë skenë.


Këngë që i kemi kënduar të gjithë ndër vite, tekste që mbeten në memorien e gjithkujt, dhe ngjallnin kujtime për këdo të pranishëm aty. Në krahun tim të djathtë, kisha një çift të cilët qëndronin gjatë gjithë kohës përqafuar dhe këndonin çdo rresht të këngëve kushtuar dashurisë. Ndoshta nuk arrinin dot potencën e vokalit të vajzave në skenë, por ata qëndronin në një botë tjetër, në botën e tyre.

Në anën e majtë, dy vajza rreth të 20-ve. Këndonin dhe kërcenin papushim. Në fillim këngët e Irmës, pavarësisht se i përkisnin dy brezave të ndryshëm. Më pas sigurisht u “tërbuan” duke kënduar e këcyer “Me veten” të Eneda Tarifës.

Përpara dy vajza të vogla, të veshura si balerina, u kënaqën kur Besa elektrizoi sallën me këngën “Fishekzjarre”.

E di çfarë ke humbur tjetër? Performancat e jashtëzakonshme të balerinëve që shoqëronin “DIVAT” në skenë dhe emocionin e përjetuar kur gjithë salla u ngrit në këmbë të këndonte dhe kërcente me Irmën, “Kush ka vajza botën ka”.

Rovena njoftoi se ishte radha e këngës “Për një çast më ndali zemra”. Përqafime dhe puthje u dhuruan gjatë kësaj këngë në të gjithë sallën nga çifte të pranishëm të të gjitha moshave. Në një cep të largët pashë një djalë, i veshur me të zeza, u çua në këmbë dhe i interpretoi të dashurës së tij, çdo fjalë të kësaj kënge. “Unë dhe ti, lusnim natën që edhe pak të zgjaste, të mos kish agim, edhe dielli fare të mos lindte, vetëm unë dhe ti”, përsëriste ai duke e parë të dashurën e tij në sy.

Aaa, edhe diçka tjetër, humbe forcën e gruas. Katër vajza të cilat mjaftoheshin duke parë njëra-tjetrën në sy dhe salla buçiste nga emocionet.

Në qoftë se ti që po e lexon je vajzë, por jo domosdoshmërisht, humbe elegancën, finesën e veshjeve të katër vajzave. Ngjyrat në veshjen e Besës, stilin e pakrahasueshëm bardhë e zi të Irmës, elegancën e Enedës dhe finesën e Rovenës.

Unë u kënaqa shumë, por edhe ti që nuk ishe e more një shije. “DIVA” sapo ka filluar.\revistawho.com

Tags: divakenaqa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
Pas mbarimit të Eurovizion, Eugent Bushpepa takohet me Ilir Metën: Presidenti më ‘rock’

Pas mbarimit të Eurovizion, Eugent Bushpepa takohet me Ilir Metën: Presidenti më 'rock'








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera