Moderatorja e dashur Bora Zemani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim disi kriptik.
Me anë të një “Instatory” ajo ndan disa shqetësime rreth shëndetit të saj fizik dhe shpirtëror – shqetësime që herë duken serioze, e herë marrin formën e shakasë.
“Jam pa forcë”, shprehet ajo në postimin e gjatë, “ndjehem e lodhur dhe kam vështirësi me gjumin, po shoh dhe ëndrra të çuditshme”.
Bora nuk heziton të pyesë edhe ndjekësit e saj nëse kanë kaluar situata të ngjashme duke i kërkuar atyre dhe këshilla rreth rutinës së tyre të përditshme madje dhe ushqimeve që duhet të konsumojë, gjë që sipas saj po i vështirëson përditshmërinë.
Ajo përmend dhe marrjen e disa vendimeve të rëndësishme së fundmi të cilat gjithashtu mund t’ia kenë vështirësuar gjendjen.