Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

Kendall Jenner ka vendosur t’u japë fund thashethemeve që prej vitesh e përshkruajnë si një lezbike të fshehtë. Gjatë një episodi të podcast-it In Your Dreams, të premten më 9 janar, 30-vjeçarja foli hapur për spekulimet që kanë qarkulluar vazhdimisht në internet.





“Ka një pjesë të internetit që mendon se jam lezbike,” i tha Jenner moderatorit Owen Thiele. “Ajo që më shqetëson më shumë është mënyra se si njerëzit e trajtojnë këtë. Nuk është aspak me një qasje mikpritëse, si ‘nëse je, je e mirëpritur’, por shpesh është shumë agresive dhe e ashpër.”

Modelja theksoi se nuk e identifikon veten si lezbike, por se nuk do ta kishte problem të ishte e hapur nëse kjo do të ishte e vërtetë. “E di që të dalësh hapur nuk është e lehtë për shumë njerëz,” u shpreh ajo. “Duke njohur veten dhe pikën ku jam sot në jetën time, mendoj se do të isha shprehur hapur nëse do të ishte kështu. Nuk do të kisha asnjë problem.”


Jenner hodhi poshtë edhe pretendimet se po “fsheh” diçka për shkak të karrierës së saj. “Kam lexuar gjëra të çmendura që thonë se do të ishte ‘keq për biznesin’, dhe unë pyes veten: si është e mundur kjo? Nuk ka kuptim,” tha ajo.

Sipas saj, aktualisht nuk është lesbike dhe nuk e sheh veten si të tillë, por nuk përjashton përvoja të reja në jetën personale. Ajo ka zgjedhur gjithmonë ta mbajë jetën sentimentale larg vëmendjes publike, pavarësisht lidhjeve të përfolura me emra të njohur si Harry Styles, Devin Booker dhe së fundmi reperi Bad Bunny.

Në fund, Jenner theksoi se privatësia mbetet një prioritet për të, duke e përshkruar jetën e saj romantike si “të shenjtë dhe të veçantë”, dhe diçka që duhet mbrojtur nga sytë e mediave.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera