Këngëtari Sabri Fejzullahu ka ndarë historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten Nera, e cila është 16 vite më e re. Ai tregon se u njohën kur ajo ishte 20 vjeçe, pas divorcit të tij të parë, dhe u dashuruan menjëherë.
“Kur u njohëm, ajo ishte e re, unë i ndarë, dhe u dashuruam marrëzisht. I thashë që jeta me mua do të jetë e vështirë, por do të të dua derisa të vdes,” shprehet ai.
Fejzullahu pranon se jeta e një artisti nuk është e lehtë për partnerin. “Ndonjëherë nuk jam kurrë në shtëpi. Kur dalim, të gjithë më njohin. Por unë jam yti, derisa të vdes,” thotë ai.
Këngëtari shton se nuk e tërheq jeta luksoze. “Unë nuk dua luks, as makina të shtrenjta. Ashtu fukara jam mësuar,” përfundon ai.









