Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

“Ishte dashuri me shikim të parë.”





Me këtë fjali të thjeshtë, bashkëshortja e Mirit hap për herë të parë një dritare intime mbi historinë që qëndron pas një prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP 5.

Në një rrëfim të rrallë dhe të matur, Rabea Shahini flet për një dashuri që nisi spontanisht dhe që sot mbështetet mbi besim dhe njohje të thellë. “Flasim me sy mbyllur me njëri-tjetrin,” thotë ajo, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si një partneritet ku fjalët shpesh janë të panevojshme. Një lidhje që nuk ka nevojë për zë të lartë për t’u dëgjuar.


 

Për lojën e Mirit në shtëpinë e BBV-së, bashkëshortja është e qartë: ai nuk është impulsiv. “E shoh të qetë, të duruar. E di çfarë bën edhe kur hesht,” shprehet ajo, duke nënvizuar se strategjia e tij është më shumë karakter sesa taktikë. Për të, Miri po luan një lojë të brendshme, të ndërtuar mbi përmbajtje dhe qëndrueshmëri.

 

Një nga momentet më emocionale sipas saj, mbetet vizita e vajzës së tyre në shtëpinë e Big Brother-it. “Isha e prekur,” rrëfen ajo. “Ai takim ishte shumë më tepër se televizion. Ishte jetë.” Një çast që e nxori Mirin nga korniza e lojës dhe e riktheu në rolin e tij më të rëndësishëm, atë të babait.

 

Sa i përket raportit të Mirit me Selinën, bashkëshortja zgjedh qartësinë pa dramë. “Nuk jam xheloze,” thotë ajo. “Në një martesë duhet të kesh besim.” Ajo pranon se xhelozia e vogël është njerëzore, por vendos kufirin: “Kur ka besim, nuk ka frikë.” Për të, marrëdhënia mes dy banorëve nuk e kërcënon atë që është ndërtuar jashtë shtëpisë.

Ajo ka folur dhe për marrëdhënien e shumëpërfolur të Mirit me Selin.

”Marrëdhënia e Mirit dhe Selin ka qenë ndryshe nga të tjerat. Unë mendoj që edhe Selin përfiton shumë nga Miri, e shikon si një person i rritur nga ku mund të marë këshilla. Nuk jam xheloze. Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re, por unë dhe Miri kemi më shumë se një dekadë bashkë, ne e njohim me sy mbyllur njëri-tjetrin. Në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim tek ai se e njoh shumë mirë. Çfarë bën Selin nuk më përket mua, por edhe nëse ajo do donte diçka e di që ai do i thoshte stop.

Selin e ka kuptuar që te Kutia e Pandorës ka diçka lidhur me të dhe atë do të zbulojë. Nëse nuk do ishte Miri, Selin nuk do kishte arritur aty ku është. Ajo nuk do që të distancohet Miri se ajo ka shumë përfitime nga kjo gjë. Unë mendoj, ashtu si e shoh unë, është një presion i madh për Mirin sepse është i mbyllur aty brenda për aq gjatë. E shoh që është pak i lodhur, por çuditem si e gjen këtë durimin që ka. Nëse do isha unë atje brenda, nuk do kisha reaguar aq qetë sa ai. Nuk kam frikë fare nga ajo marrëdhënie. Kur ti ke një martesë dhe nuk ke besim, por ke xhelozi, kjo do të thotë që në marrëdhënië ka diçka që nuk shkon. Pak xhelozi i jep zjarr raportit, por aq shumë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë, nuk puthen, nuk bëjnë asgjë”, ka thënë ajo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera