Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kejsi Hyseni, ka bërë të ditur se lidhja e tij me Inën ka përfunduar. Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, me moderatoren Elona Duro, ai e pranoi hapur ndarjen e tyre.
I pyetur nëse Ina e kishte mbështetur në projektet e tij, Kejsi tregoi se ajo ka qenë pranë tij në fillimet e tyre, por theksoi se tashmë nuk janë më në një marrëdhënie romantike.
“Për projektet që do të vijnë, Ina më ka mbështetur që në nisje, por ne nuk jemi më bashkë,” u shpreh ai.
E surprizuar nga kjo deklaratë, moderatorja e pyeti nëse bëhej fjalë për një shaka të 1 prillit, por Kejsi e hodhi poshtë menjëherë këtë mundësi.







