Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nuk ka me miliona ndjekës në rrjete sociale, por mund të themi se Capital T është ylli i ‘Instagram-it’

17/01/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nuk ka me miliona ndjekës në rrjete sociale, por mund të themi se Capital T është ylli i ‘Instagram-it’

Ditët e sotme rrjetet sociale janë kthyer në një mënyrë promovimi për personazhet e njohur. Të kesh me miliona ndjekës në ‘Instagram’, ‘Twitter’ apo ‘Facebook’ do të thotë të jesh vërtet i suksesshëm dhe se ja ke arritur qëllimit për të fituar sa më shumë famë. Megjithatë jo gjithmonë shifrat tregojnë suksesin dhe nuk do të thotë se duhet të cilësohesh patjetër si një yll ‘Instagram-i’ falë miliona ndjekësve. Një rast i tillë është këngëtari i njohur, Capital T. Ai ka vetëm 800 mijë ndjekës në ‘Instagram-in’ e tij personal, por mund të themi se është ndër artistët më aktivë në këtë rrjet social.





Kur flasim për aktivitet nuk bëhet fjalë vetëm për promovimin e këngëve apo koncerteve, sepse Capital T ka arritur të gjejë forma të ndryshme për ta kthyer këtë rrjet social në një mënyrë komunikimi me fansat e tij. Nëse i hedh një sy të shpejtë, profili këngëtarit është i denjë si profil i një ‘bloggeri’, sepse gjen fotografi të shumta edhe nga përditshmëria e këngëtarit.


Për më tepër shumë herë postimet e tij përmbajnë doza humori, pse jo për të bërë të lumtur apo për të kënaqur sadopak ndjekësit. Madje videot që Capital publikon shpesh janë bërë virale dhe rasti më i fundit është ai i ‘Filma Challenge’, që është përhapur si një lloj sfide mes fansave të këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/BsLs6b3jrIT/

Së fundmi ai ka krijuar edhe një llogari në ‘Youtube’ si ‘vlogger’ për t’u treguar të gjithë ndjekësve disa gjëra më shumë nga jeta e tij jashtë videoklipeve. Siç duket Capital T ka arritur të kuptojë peshën e vërtetë të rrjeteve sociale dhe shifrat nuk e kanë penguar në asnjë moment të jetë gjithmonë interaktiv me fansat e tij. /revistawho.com

Tags: Capital Tinstagram yll instagramimiliona ndjekesndjekesRrjete sociale
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Next Post
Më në fund Luana gjen zgjidhjen për VIP-at me ndjekës fallco që po përpiqen ta arrijnë

Më në fund Luana gjen zgjidhjen për VIP-at me ndjekës fallco që po përpiqen ta arrijnë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera