• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Nuk ka ndarje mes çiftit të famshëm, Shakira dhe Pique festojnë Krishtlindjet bashkë

Prej muajit tetor qarkullonin fjalë në mendia për një ndarje të mundshme të çiftit të famshëm, Shakira dhe Pique. Gjatë kësaj periudhe ata po kalonin një krizë të fortë dhe ishte Shakira ajo e cila dëshironte t’i jepte fund. Në një intervistë për mediat ajo ka treguar se nuk po ia dilte dot me situatën e krijuar e cila vështirësohej çdo ditë dhe më shumë. Për fansat e tyre ky ishte një lajm i papritur dhe nuk e pritën aspak mirë. Por me sa duket gjitha kjo bie poshtë pasi çifti është fotografuar ditën e djeshme, në praninë e fëmijëve të tyre. Më të bashkuar se asnjëherë më parë duket se janë drejtuar drejt qytetit të Nëw York-ut për të festuar Krishtlindjet.