Këngëtari i njohur italian Fedez është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi është bërë i ditur nga vetë stafi i këngëtarit, pas anulimit të koncertit në Gallipolli. Ai është marrë me urgjencë nga aeroporti për t’u shtruar menjëherë në spital.
“Fatkeqësisht, gjatë fluturimit për në Gallipoli, Federico nuk ishte mirë, ai u ndihmua nga një ambulancë në aeroport dhe për momentin është ende në pritje të rezultateve. Për këtë arsye ai nuk do të mund të jetë i pranishëm në mbrëmjen e planifikuar në Praja di Gallipoli këtë mbrëmje. Ju kërkojmë ndjesë të gjithëve për shqetësimin. Stafi”, shkruhet në postim i cili është pasuar me një tjetër nga vetë këngëtari.