Së fundmi është zhvilluar takimi i parë formal për ndarjen mes këngëtarit Fedez dhe influenceres Chiara Ferragni.
Sipas Gabriele Parpiglia, ka pasur një distancë të dukshme emocionale dhe nuk ka pasur asnjë shenjë pajtimi. E megjithatë është arritur një marrëveshje, Chiara ka vendosur të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për 2 fëmijët, duke refuzuar ndihmën financiare të këngëtarit, e cila është konsideruar nga ajo si e papërshtatshme. Fedez do të paguajë shpenzimet shkollore dhe mjekësore për fëmijët dhe do të ketë të drejtën t’i vizitojë ata në fundjavat e alternuara, sipas një skeme ligjore.