Ylli i futbollit Neymar dhe Bruna Biancardi së fundmi u bënë prindër të një vajze. Por menjëherë pas lindjes së saj, marrëdhënia e tyre përfundoi.
Futbollisti, i përfshirë vazhdimisht në histori dhe flirtime me femra të tjera, u përpoq t’i qëndronte besnike modeles dhe influencieres, por nuk rezultoi me sukses.
Ka qenë Bruna që ka konfirmuar ndarjen.
“Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj që të mos më lidhni më me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë”, ka shpjeguar ajo në një mesazh të postuar në llogarinë e saj në Instagram.









