Vera Ora ka festuar ditëlindjen dhe Rita i ka bërë një dhuratë tejet të veçantë. Kënga e re e këngëtares është një dhuratë për nënën e saj me rastin e ditëlindjes së 60-të. Në videoklipin e këngës ka filmime nga fëmijëria ndër vite të artistes me origjinë shqiptare.
Nëna e Ritës, Vera, babai i saj Besniku, motra e madhe Elena, 35 vjeç dhe vëllai më i vogël Don, 25 vjeç, shihen gjithashtu në këtë videoklip në momente të ndryshme.








