Olta është shfaqur shumë e mërzitur sot dhe është parë e e ulur në një cep të shtëpisë duke qarë me ngashërim. Valbona dhe Maestro kanë shkuar pranë saj për ta qetësuar. Olta u shpreh se nuk po mban dot më dhe nuk e di nëse do të vazhdojë më.
“Jam shumë e mërzitur. Nuk e di a do vazhdoj. Nuk mbaj dot më, nuk dua më të mbaj. Më kanë mërzitur shumë dje. Ngrejnë Efin dhe më ulin mua. Pashë dhe çunin dje, them pse po e vazhdoj këtë budallallëk. Ky është një budallallëk i madh. Kam jetën shumë të bukur jashtë, rri e stresohem këtu, merrem me goditje pafund. Kam kuptuar që jam e keqkuptuar”.