Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Nuk ndiheni të motivuar… Ja çfarë duhet të bëni në mëngjes (Foto)

28/03/2016
in Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni në mes të ditës dhe të ndiheni në faj për të gjitha punët e pabëra dhe pamundësinë për t’i bërë më për shkak të mungesës së kohës? Pyetja që shtrohet krejt natyrshëm pasi zgjohesh çdo ditë me ndjesinë e mospërmbushjes së detyrave dhe afateve të papërfunduara, është a dëshironi të zgjoheni sërisht pa motivim, me dëshirën për të qëndruar ende në krevat? Faleminderit, por jo! Kjo do duhej të ishte përgjigja e të gjithëve, dhe për të arritur këtë ju tregojmë sekretin: zgjohuni herët!, shkruan Huffingtonpost. Kjo është një praktikë që e ndjekin mijëra njerëz të suksesshëm, ndaj padyshim që ka diçka prej të cilës mund të mësojmë. Megjithatë, çështja nuk është të zgjohesh fiks në orën 5:30 apo në 6 por në çfarëdo lloj ore (mjaft herët – pavarsisht dashurisë së madhe për krevatin) që ju lejon të kryeni të gjitha aktivitetet e nevojshme, në mënyrë që kjo të ketë një impakt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, në produktivitet e deri në ‘nivelin e lumturisë’. Duhet të krijoni një rutinë të përditshme zgjimi në të njëjtën orë dhe të planifikoni të gjitha aktivitetet që do t’ju ndihmojnë në organizimin e jetës suaj të përditshme, si më poshtë:





5 gjërat që duhet të bësh 10 minuta para gjumit

Mos mendoni për asgjë tjetër dhe… përqëndrohuni. Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti. Mund të provoni dhe aplikacione që mund t’ju ndihmojnë si një guidë në fillim (Headspace dhe Calm). Teknikat e thjeshta që sugjerohen: Uluni në një vend të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt dhe mbyllini sytë ose shikoni në një pikë fikse para jush.


Përqëndrohuni tek frymëmarrja: me bark, me kraharor

Shijoni qetësinë e momentit, provoni të jeni të përqëndruar tek frymëmarrja dhe mos mendoni për asgjë tjetërNëse vini re se mendja juaj kthehet tek mendimet e zakonshme, mos kini frikë. Rrini të qetë dhe rifilloni të përqëndroheni tek frymëmarrja. Përfitimet: Ndiheni më pak të stresuar dhe arrihet një qetësi më e madhe mendore. Me pak praktikë, do të ndiheni vërtetë ‘tjetërkund’ pasi t’i keni hapur sërisht sytë. Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur: Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar

Ndiqni programe të famshme stërvitje për të paktën 10 minuta

Ideja është të jesh në lëvizje dhe trupi të jetë sa më aktiv që në mëngjes; çdo mëngjes! Mund të praktikoni sporte të çfarëdollojshme, të shkoni në palestër, apo të bëni yoga. Përfitimet: Praktikimi i sportit, qoftë dhe për pak minuta, ju ndihmon të zgjoheni tërësisht, të shkarkoni stresin, të jeni plot energji. Dhe natyrisht ndihmon në një fizik e trup të shëndetshëm.

 

Tags: mengjesmotivim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
Next Post
iPhone 7, revolucioni i Apple (Video)

iPhone 7, revolucioni i Apple (Video)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera