Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nuk ndihmoi, por filmoi, dëshmitari i aksidentit fatal të Diogo Jotës: Makina nuk ishte me shpejtësi, nuk munda të…

10/07/2025
in Breaking News, Sport
Reading Time: 1 min read
A A
Nuk ndihmoi, por filmoi, dëshmitari i aksidentit fatal të Diogo Jotës: Makina nuk ishte me shpejtësi, nuk munda të…

José Aleixo Duarte Azevedo, shoferi i kamionit që publikoi pamjet dramatike të aksidentit tragjik ku humbën jetën futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij, Andre Silva, është vënë në qendër të kritikave për veprimet e tij në vendngjarje.





Azevedo u akuzua se në vend që të ndihmonte të përfshirët në aksident, zgjodhi të filmonte Lamborghinin që kishte marrë flakë. Por në një video për median portugeze Correio da Manhã, ai ka dhënë versionin e tij, duke u përpjekur të sqarojë çfarë ndodhi në ato momente dramatike.

“E kam filmuar zjarrin kur po kalonim pranë vendit dhe disa metra më tutje u ndala, mora fiksen e zjarrit dhe u përpoqa ta shuaja, por për fat të keq nuk munda të bëj asgjë. Ndërgjegjja ime është e pastër,” deklaroi Azevedo.


Ai shtoi se në vendin e ngjarjes ndodhej edhe një shofer tjetër portugez, dëshmitar okular i aksidentit, i cili kishte parë momentin kur makina kishte dalë nga rruga.

Azevedo gjithashtu mohoi zërat se Lamborghini kishte qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. “Familja më ka thënë se nuk po ecte shpejt. Ishte një rrugë shumë e errët dhe e papërshtatshme. Unë e dallova markën dhe ngjyrën e makinës kur më kaluan, rreth pesë minuta para aksidentit. Po ngisnin shumë qetësisht,” tha ai.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Portugali dhe në botën e futbollit, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë. Reagimi i Azevedos vjen në një përpjekje për të sqaruar qëllimet e tij në një moment tragjik që i ka prekur të gjithë thellësisht.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Next Post
Ledri feston ditëlindjen, por urimi i Xhensilës mori të gjithë vëmendjen! 

Ledri feston ditëlindjen, por urimi i Xhensilës mori të gjithë vëmendjen! 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera