Fifi është një prej këngëtareve më të dashura e më të komentuara të shoubizit.
Artistja e njohur është në pritje të ëmbël, mirëpo mesa duket sipas saj nuk po e shijon këtë periudhë më të bukur të jetës siç duhet.
Shkak janë bërë reagimet dhe komentet negative në rrjetet sociale.
Fifi ndër të tjera kërkon mirëkuptim dhe ta lënë të qetë, pa i shkaktuar më shumë strese.
“Unë nuk shkatërrova asnjë familje…Unë nuk kam ndarë njeri…Kështu e ka shkruar ai lart fatin tim”, shkruan ajo mes të tjerave.









