Më 14 tetor, Eni Koçi u bë nënë për herë të parë. Me lindjen e Adeas, Greta për herë të parë mori titullin teze. Siç duket ajo mezi e ka pritur këtë moment, sa tani ka kaluar në plan të dytë edhe motrën e saj, Enin.
Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, një fans/e e pyet këngëtaren nëse të qenurit teze është ndjesia më me mirë?
“Po të qenurit teze është ndjesia më e bukur në botë. Madje, jo më larg se dje, kur po komunikoja me Enin, i thash: “Motra më dërgo foto ose video Adean.” Edhe ajo më tha:“Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli”. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është te Adea”, tha Greta Koçi.








