Mbrëmë në emisionin më të ri të Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje!”, Ledri Vula foli hapur për ndarjen e tij nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti ndau dhe disa detaje jo pak të sikletëshme për sa i përket jetës së ish-çiftit.
Ledri ndër të tjera pranoi hapur se ka fshirë videoklipin e këngës “Gjendje” ku ai shfaqet me Sarën, duke shtuar se së fundmi “thjesht nuk po i pëlqen më”.
Pas kësaj deklarate, nuk shkoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i Sarës, e cila fshiu të gjitha postimet me Ledrin, nga Instagrami i saj.
Vula gjithashtu i ka fshirë prej kohësh fotot me Sarën nga rrjetet e tij sociale.
Nga kjo ndarje reperi ka bërë të ditur se vetëm për vajzën Poin ndjen keqardhje, dhe për askënd tjetër.