Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë sërish. Modelja 27 vjeçare dhe basketbollisti 26 vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes muajin e kaluar dhe janë ndarë me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por kanë vendosur të përqendrohen në karrierën e tyre përkatëse, raporton People.
Një burim tha: “Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë këtë një prioritet. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, tha burimi duke shtuar se vendimi për ndarje ishte i ndërsjellë për të dyja palët.