Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nxënësit e shkollës 9-vjeҫare përfundojnë në spital, deklarata e policisë pas dyshimeve se janë droguar

06/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nxënësit e shkollës 9-vjeҫare përfundojnë në spital, deklarata e policisë pas dyshimeve se janë droguar

Lajmi tronditës i ditës së sotme se 7 nxënës të shkollës 9-vjeҫare në Paskuqan kanë përfunduar në spital është bërë objekt edhe në Parlament. Dyshimet e para se në klasë është djegur lëndë narkotike kanë shqetësuar jo vetëm prindërit, por edhe opinion publik. Pasi kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore, nxënësit e klasës së shtatë në shkollën “Jashar Hoxha”në Paskuqan gjatë paradites së sotme, janë dërguar me urgjencë në spital. Siҫ mësohet nga burimet, nxënësit janë ndjerë keq sapo kanë hyrë në shkollë, pasi pastruesja kishte përdorur acid për larjen e ambienteve të klasave, raporton “Class”.  Megjithatë, pasi morën ndihmën e nevojshme në pavionin e Pediatrisë në QSUT, nxënësit u dërguan në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Burime nga QSUT nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë se nxënësit mund të jenë helmuar nga ushqimi, pasi, disa prej tyre kanë deklaruar se para se të ndiheshin keq, kishin konsumuar patatina. Por ka pasur edhe dyshime se në klasë një prej nxënësve ka djegur lëndë narkotike. Versionet për ngjarjen e ndodhur kanë përfunduar edhe në Parlament, nga ku kampe të ndryshme kanë sjellë variante të ndryshme. Deputetë të opozitës dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë debatuar ashpër për shkaqet e ngjarjes së sotme në Paskuqan. Deputeti i PD-­së, Asllan Dogjani, tha se nxënësit kanë përfunduar në spital pasi janë droguar, ndërsa ministrja Nikolla mohoi këtë fakt dhe tha se fëmijët janë ndjerë keq pasi në shkollë ka pasur rrjedhje gazi: “Drejtoria e Shkollës ka informuar organet kompetente. Jemi në kontakt me spitalin. 6 vajza janë helmuar për shkak të rrjedhjes së gazit në shkollë. S’ka asnjë të helmuar me drogë”, – tha Nikolla. Pas debatit në Parlament, vjen edhe njoftimi zyrtar i policisë:





Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Jashar Hoxha”, në Kamëz, se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka pasur lëndë narkotike një nga nxënësit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike. Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndier nga shërbimet dyshohet se aroma ka qenë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim. Nxënësit, të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në spital. Sipas deklaratave të tyre, aroma ka qenë shumë e fortë. Nga deklarimi i mjekut të spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike, por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë…


Tags: nxenesitpoliciaspital
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Next Post
RREFEHET DEPUTETI/ Eduard Halimi shtang sallën e Kuvendit duke rrëfyer sëmundjen e të afërmit të tij

RREFEHET DEPUTETI/ Eduard Halimi shtang sallën e Kuvendit duke rrëfyer sëmundjen e të afërmit të tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera