Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Einxhel Shkira: Intervistova Bebe Rexhën, në paskuinta më propozoi të bëhem nusja e vëllait

17/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Einxhel Shkira: Intervistova Bebe Rexhën, në paskuinta më propozoi të bëhem nusja e vëllait

Moderatorja Einxhel Shkira intervistoi këngëtaren Bebe Rexha, pak para koncertit që ajo mbajti në Tiranë një javë më parë. Me natyrën e çlirët, këngëtarja iu përgjigj me shumë sportivitet pyetjeve ngacmuese të Shkirës, duke dhënë deklarata të forta. Einxhel e ka bërë aq shumë për vete artisten sa, në bisedë e sipër, ajo i ka propozuar ta marrë me vete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta njohë me vëllain e saj 23­ vjeçar, në mënyrë që të mund të bëhen edhe kunata.





Se për çfarë folën tjetër Einxhel me Beben në paskuintat e koncertit në sheshin “Nënë Tereza”, i zbulon më shumë prezantuesja për gazetën “Panorama”.

Intervistove Bebe Rexhën pak para koncertit. Për cilën media u realizua ajo intervistë? Intervista ime ishte për “Electronicbeats”, organizatorët e koncertit të saj në Tiranë. Intervista pritet të dalë në web­in e tyre, ndërkohë që dhe “City TV” ndoshta e transmeton si intervistë.


Si ndodhi që u përzgjodhe ti për të intervistuar Beben?

Emisioni im sponsorizohet nga organizatorët që bëjnë këto koncerte, kështu që të gjithë artistët që do të vijnë për koncerte nga “Electronicbeats” do të intervistohen nga unë.

Si ishte të intervistoje një artiste me famë botërore si Bebe Rexha. Shkëmbyet ndonjë batutë para intervistës?

Para intervistës bashkë thoshte që, nëse dikush do e bënte për të qeshur dhe do sillej mirë me të, ajo do të martohej me të.

Po ti çfarë komenti i bëre për djemtë shqiptarë?

I thashë se meshkujt shqiptarë s’janë fare xhentilë. Aty hymë në një bisedë më konfidenciale, pasi ajo më tha se i pëlqejnë shqiptarët gjithsesi, ndërsa unë ia ktheva se më pëlqejnë djemtë e Amerikës. Në këtë moment më bëri një propozim. Më tha që të më prezantojë vëllain e saj 23­vjeçar.

Por fakti që është më i ri se unë në moshë nuk më entuziazmoi, kështu e lamë që unë do t’i gjej një burrë shqiptar asaj, dhe ajo një amerikan mua. Shkurt, më premtoi se do të më marrë nuse në SHBA. (qesh)

Sa zgjati intervista dhe si t’u duk si natyrë?

Intervista zgjati 10 minuta dhe më la vërtet përshtypje të mirë dhe pozitive. Bebe ishte shumë cool, pa komplekse dhe pa tangërllik. Ishte shumë vajzë e thjeshtë në sjellje dhe e çiltër. Modeste për punën e saj dhe shumë funny. Për mua ishte ndër intervistat, ku jam ndier shumë e lirë të bëj çdo lloj pyetjeje dhe batute, pa u ndjerë në siklet nga përgjigjja apo reagimi i të intervistuarit, dhe e sigurt që çdo pyetje ka marrë përgjigjen e sinqertë, pa bërë të vështirën.

Ndryshe nga VIP-­at tanë që bëjnë sikur çfarë kanë për të thënë. Uroj të vijnë sa më shumë VIP-­a nga jashtë për t’u mësuar “VIP”-­ave shqiptarë se si bëhet VIP-­i. Po ti asaj çfarë përshtypjeje i le, të koplimentoi? Më bëri komplimente, madje dhe për trupin.

image

Tags: Bebe RexhaEinxhel Shkira
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Next Post
Foto mahnitëse/ Një “engjëll” në qiellin e New Yorkut

Foto mahnitëse/ Një “engjëll” në qiellin e New Yorkut








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera