Marrëdhënia e tensionuar e Luiz Ejllit dhe Dea Mishelit duket se vazhdon e njëjtë edhe jashtë shtëpisë së “BBV”. Edhe pas pas daljes nga shtëpia, të dy morën pjesë në një projekt kinematografik, filmin “Në kuadër të dashurisë”, duket se marrëdhënia e tyre mbetet në linjë të njëjtë. Pas një komenti të Luizit në një koncert në Shkodër, Dea Mishel reagoi ashpër, moment që sipas saj nu harrohet lehtë. E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ajo nuk ka lënë pa e përmendur këtë pjesë, duke bërë edhe një thirrje publike për Luizin.
“Kam menduar se do të linim pas çdo gjë pas Big-ut. Por gjatë koncertit në Shkodër nxiti një turmë njerëzish të më urrenin mua. Ose dhe “live”. Patëm një moment që unë e kam takuar dhe më tha që unë do të shaj prapë. Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, tí udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitivë”, ka thënë ajo.