S’ka më asnjë dyshim, shtëpia më e vëzhguar e Italisë do të ketë një “pronare” të re. Pas disa muajsh me diskutime, është vendosur edhe prezantuesja e “Big Brother VIP” që do të nisë transmetimet në shtator në “Canale 5”. Alessia Marcuzzi është lënë ‘jashtë loje’ dhe si prezantuese është zgjedhur Ilary Blasi. Kjo e fundit u shkëput këtë sezon nga “Le iene” për shkak të shtatzënisë. Por duket se zonja Totti është gati të rikthehet sezonin e ardhshëm në ekranin e vogël.