Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

O Elsa, më në fund!

02/11/2023
in Breaking News, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
O Elsa, më në fund!

Nga Manjola Markola





O Elsa, më në fund. Kështu më ka pëlqyer ta quaj këtë recital të Elsës që prej ditës së parë që e pashë lajmin se ajo do të ishte në Tiranë më 1 nëntor. Një mbrëmje vjeshte, nga ato që duhet të ishte ftohtë, me ndonjë shall sipër shpatullave, por në fakt jo, ishte veç freskët, e pak shi në sfond, a thua se ishte një porosi në bar, ashtu i ngadaltë, e hapa të shumtë që drejtoheshin në Pallatin e Kongreseve. E mbaj mend edhe ulësen time, “16”, sigurisht, nuk do mend që do ta mbaja mend, nuk kanë kaluar as 24 orë. Por emocionet e një nate më parë janë me mua ashtu si më 1 nëntorin e 2023-it. Unë kam qenë veçse një vogëlushe kur Elsa e pushtonte skenën me gjithë qenien e saj, por mbrëmë, oh mbrëmë isha edhe vogëlushe, edhe adoleshente, edhe e re, edhe nënë, edhe grua, isha shumë vite njëherësh. Mes dritave që vezullonin kudo, Elsa e veshur me të bardhë, elegante në limit, e nisi me Evitën dhe pastaj emocionet më përpinë të gjithën. Në një dimension që ti nuk bën dot ndarjen mes reales dhe sureales. O Elsa-o Elsa, më në fund. Ka kohë që shprehja “m’u rrëqeth trupi” nuk figuronte në fjalorin tim, ndoshta as të shumë prej atyre që ishin mbrëmë aty. Prej kohës së pa kohë që na përpin, prej emocioneve që kanë ngrirë pak nga pak. Por jo, Elsa shkriu të gjitha emocionet, gjaku në damarë vërshoi furishëm nën zërin që mbetet përjetësisht i pavdekshëm. Në çdo këngë, në çdo tingull, në çdo dritë, në çdo duartrokitje kishte Elsë, kishte copëza kujtimesh, kishte lot, kishte sy që preknin horizonte përtej kufijve njerëzore. Çdo këngë ishte “kulmi” dhe thjesht nuk mund të bëje një ndasi të tillë, por “Diferenca je ti” kaloi çdo kufi mendor, shpirtëror, emocional. Kanë kaluar më shumë se 15 vjet që kur është kënduar për herë të parë, e në valixhe bosh, plot, të braktisura, të hedhura tutje-tëhu, në tingujt e kësaj kënge të gjitha zemrat rrahën fort-fort-fort. Po, jam njeri me pritshmëri ndoshta jashtë normales, por Elsa këtë 1 nëntor kaloi çdo pritshmëri, vrapo drejt pafundësisë e përqafoi përjetësinë. Se Elsa në çdo herë është Elsa.

Unë duhet t’i them sërish vetëm dy fjalë “O Elsa, më në fund”!


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!
Breaking News

Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi!

15/02/2026
Next Post
Hidhi një sy datave më me fat për muajin nëntor!

Hidhi një sy datave më me fat për muajin nëntor!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera