Gjërat duket se nuk po shkojnë mirë mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Çifti u pa duke debatuar në tapetin e kuq pak ditë më parë, por u hodhën poshtë lajmet për krizë në marrëdhënien e tyre. Megjithatë situatat e sikletshme vazhdojnë.
Së fundmi ata janë parë duke ecur bashkë por po i mbanin qëndrim njëri-tjetrit. Madje në një moment Ben Affleck shihet teksa i “përplas në fytyrë” derën e makinës partneres së tij.
Kjo video e publikuar nga gazeta britanike “Daily Mail” është bërë vrirale në rrjetet sociale duke marrë miliona shikime. Shumë fansa vunë në pikëpyetje gjendjen shpirtërore të aktorit të njohur pasi panë videon e cila dëshmon një tjetër përplasje publike mes çiftit.








