Muajin e kaluar u zbulua nga publikimi në rrjet i disa fotove se dy konkurrentët e “Përputhen” Tea dhe Beart janë bashkë. Tea u sulmua në rrjete sociale për faktin se vetëm pak ditë më parë kishte dalë nga emisioni çift me Andin. Konkurrentja akuzoi autoren e emisionit Olsa Muhametin se i kishte detyruar të dilnin çift, por Olsa tregon tjetër gjë.
Autorja e “Përputhen” ka thënë fjalën e saj e ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio”.
“Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte. Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën. Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemaxhinjsh. Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor. Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Është një video e cila mendoj se jemi duke e menduar. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe tu shtoja peshën. Por, janë thënë gjëra të pavërteta, por do vijë dhe momenti kur unë do ta them këtë të vërtetë”, u shpreh Olsa.
“Ka fakte që rrinin bashkë, përqafohen, dalin e ikin bashkë. Tea nuk është pëlqimi i parë që ka patur në program. Nëse një vajzë më vjen e thotë ‘Do dalë me një çun’, unë nuk do investigoj performancën e saj përtej studios. Por, në dijeninë time ajo ka pasur edhe pëlqime të tjera. Nuk e di nëse kanë qenë vetëm pëlqime”-shtoi autorja.