Olsi Klosi ishte një nga banorët që tërhoqi më shumë vëmendjen në shtëpinë e ‘Big Brother Albania 9’. Ai u fut në lojë duke qenë në një lidhje me Fjorentinën, një raport i cili u komentua shumë në mediat rozë gjatë lojës, por edhe jashtë pas ndarjeve dhe rilidhjeve të tyre.
Tatuazhet janë një pasion i madh për ish-banorin. Kjo duket mjaft qartë pasi ai e ka trupin thuajse të mbuluar nga to. Por duket se gjithë tatuazhet që kishte, nuk i kanë mjaftuar ish-banorit. Ai ka postuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar tatuazhin i cili i mbulon gjithë kurrizin. Me sa duket ai e ka pasur këtë tatuazh dhe ditën e sotme është duke i bërë një mbushje pasi është zbehur me kalimin e viteve.
Për ta shoqëruar gjatë këtyre momenteve ka qenë Xheni, një tjetër ish-banore e ‘Big Brother’, me të cilën Olsi ruan një miqësi shumë të mirë. Madje ata janë parë aq shpesh bashkë sa u përfolën dhe për një lidhje, por të dy e mohuan kategorikisht. /revistawho.com