Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të ëmbël nga një ditë në plazh, ku shihet përkrah partneres së tij gjatë një perëndimi mahnitës dielli. Të dy duken të qeshur dhe të relaksuar, por ndryshe nga sa mund të pritej, vëmendjen nuk e mori vetëm fotoja romantike.
Ajo që bëri më shumë bujë ishte përshkrimi plot ironi dhe humor që Olsi i kishte bashkangjitur fotos:
“Dhe më pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”
Rezulton se ky moment është kapur gjatë gender reveal-it të motrës së Olsit, e cila është shtatzënë për herë të dytë.
Një postim që nisi si një kujtim romantik, përfundoi me një batutë që shumë fansa e kanë cilësuar si tipike “Olsi-style”: sarkastike, e papritur dhe e vërtetë.