Mbrëmjen e kaluar teksa ka tentuar t’i çojë një video të vajzës së saj, Gaiës, të afërmëve, Olta e ka hedhur aksidentalisht në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Duke qenë se Boka ka zgjedhur që ta mbajë të bijën larg rrjeteve sociale, fill pas këtij momenti kërkoi mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve për mos ta publikuar videon.
“Nuk e di domethënë se si mu thanë duart dhe postova padashje, në vend që të dërgoja privatisht një bisedë video me Gaian që po bëja me kusherirat e mia në Insta. Ju lutem gazetarëve me shpirt të më kuptojnë në mospërdorimin e këtij momenti kaq delikat. Ishte një gabim trashanik dhe që s’ia fal vetes për sa kohë kam vendosur të mos e nxjerr vajzën në rrjete sociale. Ju lutem dhe njëherë më kuptoni”, ka shkruar Olta krah postimit duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë atyre që mund t’i përdornin këto pamje.

Sakaq ka mjaftuar që në llogarinë e këngëtares të mbërrije dhe një mesazh shumë i shëmtuar, përgjigjen e të cilit Olta e ka dhënë publikisht.
“Ja pse nuk e postoj evladin tim. Prej ‘njerëzve’ si puna jote që s’di ku e kanë zemrën. Të paskam zili prindërimin, por ti hallin sulltaneshës sime mos ia qaj. Do ketë gjithmonë një mama që do e mbrojë prej teje dhe specieve të tjera si ti. Fundja të dy duart për një kokë janë dhe aty kupton pastaj çfarë do të thotë “hundët përshesh” ti e paedukatë që e quan veten nënë më të mirë se unë”, ka shkruar Olta krah mesazhit të ndjekëses, e cila duket se ka marrë menjëherë të drejtën të vendosë për privatësinë e vajzës së Oltës.

Kjo është hera e disatë ku ndjekësit e teprojnë me mesazhet e tyre, e gjithashtu ndërhyjnë në jetën apo zgjedhjet e çdo personazhi publik. Pas përgjigjes së Oltës, konkluzioni është i qartë se disa njerëz nuk dinë t’i respektojnë zgjedhjet e të tjerëve. Ne shpresojmë që Oltës mos t’i trokasin më mesazhe kaq të pahijshme në llogarinë e saj, e sidomos të ardhura nga një tjetër grua, ose më mirë të themi, nënë./revistawho.com








