Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Olta Boka dhe Kejsi Tola i japin fund fjalëve për prishjen e miqësisë mes tyre

17/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Olta Boka dhe Kejsi Tola i japin fund fjalëve për prishjen e miqësisë mes tyre

Olta Boka dhe Kejsi Tola janë bërë kryefjala e mediave ditët e fundit për shkak të dy deklaratave të bëra më herët në programe televizive. Disa muaj më parë, Kejsi Tola, duke u përpjekur t’i shpëtonte një pyetjeje të sikletshme u shpreh me shaka se ‘Olta Bokës nuk i ndrin ylli’. Sigurisht për këtë deklaratë u pyet edhe Olta, e cila ishte e ftuar në një tjetër program pak ditë më parë dhe tha se do ishte mirë që Kejsi të kishte justifikuar përgjigjen e dhënë asokohe. Kaq mjaftoi për të shtuar zhurmën rreth problemeve në shoqërinë e dy vajzave të njohura të ekranit.





Ditën e sotme të dyja këngëtaret kanë reaguar me anë të postimeve në ‘Instagram për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjitha fjalëve që kanë vënë në diskutim miqësinë e mirë mes tyre. E para ka folur Olta, e cila shkroi:

“Duke uruar të keni kaluar një të dielë të këndshme, dua t’i jap fund njëherë e mirë (pa u bërë e bezdisshme) lajmit mbi marrëdhënien me mikeshën time shumë të mirë @kejsitola. Edhe pas prononcimit tim, shoh në disa portale, interpretime që nuk kanë transmetuar atë që kam thënë dhe ndodhur në të vërtetë! Së pari, e kam mirëkuptuar me shumë sportivitet përgjigjen e @kejsitola në emisionin “Shiko kush Luan” dhe mendoj që kam bërë atë që çdo mikeshë e ka për detyrim moral të bëjë, marrë shkak mbi të gjitha nga një LOJË! Së dyti, qëllimi im për sa i përket “justifikimit të pergjigjes” që mund të pasohej pas thënies së emrit tim në lojë, nuk duhet të ishte kurrësesi për të më sqaruar mua (sepse kuptohet që se kisha aspak të nevojshëm një sqarim), por për të shmangur pikërisht këtë tymnajë dhe lumë interpretimesh dhe pikëpyetjesh mbi miqësine tonë! Kështu, do të ishin sqaruar të gjithë ata që dyshuan mbi raportet tona dhe nuk do të ishte kaq e nevojshme të sterhollohej një LOJË nga e cila për qëllim ka argëtimin, të cilin e shijova njësoj dhe vete! Më vjen realisht keq që u bëmë pjesë e një situatë jo fort të këndshme për të dyja ne, ku mbi të gjitha nuk e kuptoj tendencën dhe sigurinë që kanë portalet për të dhënë një realitet ndryshe të marrëdhënies sonë. Sot është e vështirë të gjesh miq të mirë rreth vetes, ndaj jam me fat që kam @kejsitola pranë meje!”.


https://www.instagram.com/p/BvHO_hQnr4F/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=1o8cxznulyhdl&fbclid=IwAR1TbIwlJCD6SCDdWvg0AXEG3m1YFUl9DvEZx0AqGKdkJcd6Et-xvq2FOQQ

Pas reagimit të Oltës, ka qenë Kejsi ajo që ka mbështetur deklaratën duke theksuar edhe një herë se gjërat janë shumë mirë mes tyre dhe miqësia do të vazhdojë për shumë kohë. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/BvHRu34A27l/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=lex8y3tp16xl&fbclid=IwAR0yhxCXtfN-Quv-FCoFXDUPy8sogUE5W8hgxTnbciQzNL3XWV27mElyw_Q

Tags: Kejsi TolaMIQESIAOlta Bokaproblemesqarim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Next Post
Nga politikanët tek Luana Vjollca, shefat e kuzhinës krahasojnë VIP-at me fruta dhe perime

Nga politikanët tek Luana Vjollca, shefat e kuzhinës krahasojnë VIP-at me fruta dhe perime








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera