• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Olta Gixhari kujton vitet e adoleshencës: Mami thirrej në shkollë nga drejtoria, sepse rrihja djemtë

Olta Gixhari cilësohet si një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar. Ajo është komentuar gjithmonë për sensualitetin e saj apo fotografitë provokuese, por duket se në adoleshencë nuk ka qenë njësoj si sot. Aktorja e njohur ditën e sotme ishte e ftuar speciale në emisionin ‘E Diell’, ku ka rrëfyer shumë të pathëna mbi jetën e saj.

Në momentin që u shfaq një fotografi nga vitet e shkuara të adoleshencës, Olta ka treguar se në atë kohë nuk vishej si të gjitha vajzat dhe rrihte djemtë e shkollës. “Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë ose vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë”, – ka rrëfyer Gixhari.

Megjithatë vitet kanë kaluar dhe sigurisht që ato ditë kanë mbetur thjesht si kujtime të Oltës. /revistawho.com