Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit të PS, fiton 5500 euro dëmshpërblim

29/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit të PS, fiton 5500 euro dëmshpërblim

Një reklamë, e realizuar gjatë vitit 2014 është bërë shkak i një konflikti mes aktores së mirënjohur Olta Gixhari dhe vajzës së deputetit shqiptar Dashamir Peza, Amantias. Por, mosmarrëveshja mes vajzave është zgjidhur tashmë në gjykatë.





Për më shumë se një vit ka zgjatur procesi në Gjykatën e Tiranës, pas padisë së ngritur nga aktorja, për Shoqërinë “Pik Creative SHPK” (aksionere e së cilës është Amantia Peza). Olta pretendonte se nuk e kishin paguar për reklamën që ajo i kishte bërë një kompanie celulare tre vjet më parë, pas kontratës me këtë shoqëri reklamash.olta

Në padi, Gixhari kërkonte “Përmbushjen e detyrimit kontraktor, për të paguar pjesën e papaguar prej 6410 euro, sipas kontratës së shërbimit që mban datën 24.09.2014, të lidhur nëpërmjet paditëses dhe të paditurit si dhe kamatat ligjore për vonesën e pagesës deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore”.


Kërkesa e aktores është shqyrtuar nga gjyqtarja Anila Karanxha, në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa vendimi për të është dhënë më 7 prill të këtij viti. Olta Gixhari ka fituar dhe kompania e reklamave tashmë është e detyruar t’i paguajë jo vetëm shumën prej 5475 euro, por edhe kamatvonesat për të gjithë kohën e humbur. Sipas vendimit, gjykata nuk i pranoi të gjitha kërkesat e Olta Gixharit, por i dha pjesërisht të drejtë për pretendimet e ngritura.

Në vendimin e siguruar nga “Bluetooth”, gjykatësja Anila Karanxha ka kërkuar “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creative’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari shumën prej 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro bruto si detyrim që rrjedh nga kontrata e shërbimit më datë 24.09.2014, e lidhur midis paditëses dhe palës së paditur”. Më tej, në vendimin në fjalë shkruhet, “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creativ’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari kamatëvonesat mbi shumën bruto 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro, për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e detyrimit, sipas normave të interesit bankar vjetor të depozitave në euro të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar llogaritja e interesave që nga data 15.01.2016, datë e letër kujtesës së përmbushjes së detyrimit kontraktor, deri në ekzekutimin përfundimtar të këtij detyrimi”. Amantia Peza është pronare e kompanisë së reklamave “Anima Picture”.

Prej disa kohësh, kësaj kompanie i është bashkuar edhe kompania “Pik Creative”, me të cilën kishte pasur kontratën Gixhari. Ende nuk dihet nëse shoqëria e reklamave e ka ankimuar vendimin e gjykatës, apo ka zgjedhur të dëmshpërblejë menjëherë Gixharin. Megjithatë, nëse ka vendosur për apelim të vendimit të shkallës së parë, atëherë kërkesa në Apel duhet të ishte dërguar disa ditë më parë./gsh.al

Tags: amantia pezadash pezaolta gixhari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Next Post
Suela Kalaja shpallet e pafajshme, Sajmir Çili nxjerr në shitje shtëpinë

Suela Kalaja shpallet e pafajshme, Sajmir Çili nxjerr në shitje shtëpinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera