Ka një përkufizim të lumturisë dhe të të qenit i ndërgjegjshëm për të. Dhe kjo është pika ku nuk ke më asnjë gjë për të kërkuar nga jeta, por je falenderues për atë që je. Në këtë pikë mesa duket është aktorja Olta Gixhari, prej shtatorit mami e vogëlushit Amar.

“I dashur babagjysh! Këtë vit nuk do kërkoj asgjë, këtë vit dua të falenderoj për më të shtrenjtin tim Amar! Thonë që ti vjen përmes qiejve me slitën tënde magjike, atje lart, thonë që është perëndia më e bukur e dëshirave dhe e ëndrrave! Me këtë foto kartolinë dua t’i tregoj të gjithë qiejve që une jam e lumtur, ëndrra ime u realizua. Mami, babi dhe Amar. Faleminderit babagjysh”, ka shkruar Gixhari krah fotove të Amarit me kapuçin në ngjyrë të kuqe në kokë, duke pohuar me plot gojën se dëshira më e madhe e saj është realizuar tashmë./revistawho.com








