Olta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë se para se të hynte në shtëpinë e Big Brother kishte qenë katër javëshe shtatzënë, por e ka humbur fëmijën. E përlotur, Olta u shpreh se kjo ngjarje ishte si shenjë për të që të futej në Big Brother.
“Para se të hyja në Big Brother tentova të bëja një fëmijë tjetër, ngela shtatzënë, por e humba. Isha 4 javëshe. Faktikisht asnjë nuk e di, Dori e dinte pak. Unë gjërat i kaloj me sportivitet, por në fakt e humba. Jam edhe pak supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur, sigurisht nuk do isha këtu. Ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte një gjë normale që po ndodhte, i thashë vetes nëse kjo është një humbje, unë do hyj në shtëpinë e Big Brother. Deri kur vura këmbën në shtëpi, thashë ok kjo është një shenjë. Por e humba”, tha Olta.








