Video e rëndë që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, ku dy të rinj dhunojnë shokun e tyre dhe i urinojnë në fytyrë ka marrë reagime të shumta nga qytetarët që kanë mbetur të shokuar, ndërsa Olti Curri shkruan se këtë gjë nuk e bëjnë as qentë. “Adoleshentë që dhunojnë moshatarin e tyre, duke u urinuar në kokë teksa e regjistrojnë me celular…!!! Uroj që prindërit e tyre të mos jenë gjallë që të shohin si kanë dështuar fatalisht në edukimin e fëmijëve të tyre…as qentë nuk e bëjnë këtë”-shkruan Olti në profilin e tij në ‘Facebook’.