Aprovimi i aktoreve dhe modeleve, për ushyerjen me gji në publik u bë një ngjarje e madhe në vitin 2015 dhe Instagrami u bë një nga llogaritë bazë për promovimin e kësaj ideje.
Gisele Bündchen, Miranda Kerr, Blake Lively, Douzten Kroes, janë disa nga gratë-nëna që gjetën në këtë alternativë, mundësinë perfekte për të kombinuar punën dhe kujdesin për fëmijët e tyre.
Organizata OMS( Organizata botërore e shëndetit ) është shprehur gjatë ”javës botërore të ushyerjes me gji”, se të ushqesh me gji në publik është një e drejtë e natyrshme e nënave që u duhet të qetësojnë fëmijët e tyre nga të qarët, kur janë të uritur.
Ata e kanë bërë këtë me anë të një fushate që inkurajon prishjen e disa barrierave të krijuara nga turpi, duke lejuar të ushqyerit me gji, nëpër restorante, autobusë, dyqane apo në vende të tjera publike.