Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

On Records: Mozzik dhe Getinjo do përballen në gjyq me ne. Reperi: Nuk keni bërë asgjë më shumë se punën tuaj

10/01/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Mozzik dhe Getinjo probleme me ‘On Records’: Na ka fshirë këngët, nuk jemi më pjesë e saj

Ditën e sotme Mozzik dhe Getinjo kanë njoftuar në media largimin nga labeli “On records” dhe fshirjen e këngëve të tyre nga ‘Youtube’.
Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar menaxheri i “One record”, Met Elshani. Ai ka thënë për “Indexonline” se largimi i reperave ka qenë i njëanshëm dhe se çështja do zgjidhet në rrugë ligjore.
“Arsye nuk ka, largimi ka qenë i njëanshëm. Ne kemi një superkontratë me ata të noterizuar, me të cilën do të përballen dhe do ta ndiejnë fuqinë e ligjit. Definitivisht, artistët që veprojnë në këtë mënyrë vetëm për interesat e tyre do ta kuptojnë që nuk bëhet hajgare me njerëz që investojnë me qindra e mijëra euro për ta dhe pastaj kur të bëhen të famshëm, bëjnë ca lekë e largohen!” – ka thënë Elshani.
Sipas tij kontrata e nënshkruar nuk lejon që imazhin e dy reperave ta shfrytëzojë dikush tjetër. “Do të përballen me gjyq me një superkontratë që e kemi të nënshkruar me ta. Ndoshta edhe ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë përmban ajo kontratë. Ne i kemi të gjitha të drejtat për ata, shfrytëzimi i imazhit për këta dy persona është i pamundur nga dikush tjetër”- vazhdon menaxheri.
Ndërsa për fshirjen e këngëve nga youtube, po sipas tij, ato nuk janë pronë e Mozzik dhe Getinjos, por i takojnë “On record” sepse ata nuk kanë paguar asgjë për projektet e tyre.
Por kjo deklaratë ka shkaktuar edhe reagimin e Mozzik, sipas të cilit “On record” ka bërë vetëm punën e tyre asgjë më shumë, ndërsa shpalosi veten e vet.
“Unë lashë familjen vetëm për të punuar. Talentin e kam, nuk ma keni dhënë juve. Edhe gjumi filloj të bëhej pjesë në aeroplan. Ju keni investuar për mua sepse jeni ata që duhet ta bëjnë këtë. Si nuk thatë njëherë Bravo. Cili ka qenë problemi të më mbani mbyllur? Të burgosur? Të thyer? Të larguar nga kolegët pa pikë nevoje. Unë kam nënshkruar punë jo fyerje”- ka shkruar Mozzik, ashtu sic thotë ai, i prekur në sedër nga kjo situatë.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
E pyesin për seksin, këngëtarja shqiptare e thotë troç: Jam e virgjër

E pyesin për seksin, këngëtarja shqiptare e thotë troç: Jam e virgjër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera