Data 12 tetor ishte e veçantë për “ONE Albania”. Në një mbrëmje plot emocione, operatori kryesor i telekomunikacionit në Shqipëri prezantoi risinë e tij, transformimin innovator për të cilin është punuar gjatë. Bëhet fjalë për ONE TV.
Përvoja e gjatë në fushën e telekomunikacionit ka krijuar hapësirën dhe kohën e duhur për të ardhur me idenë inovatore të përvojës televizive, me një game të gjerë funksionesh dhe përmbajtjeje që përshtatet për të gjithë familjen.
E enjtja e dytë e muajit tetor do të mbahet mend për prezantimin e këtij hapi të rëndësishëm të ONE Albania.

Në fjalën e tij prezantuese Brano Djurovi, drejtori Ekzekutiv i ONE Albania theksoi se ONE TV ka të bëjë me përshtatjen me preferencat e stilit të jetës.
“ONE TV do të transformojë përvojën tradicionale televizive në një medium dinamik dhe të ndërlidhur. Kjo eksperiencë nuk ka të bëjë më vetëm me konsumin e kontentit televiziv; por ka të bëjë me përjetimin e saj, ndërveprimin dhe përshtatjen me preferencat e stilin e jetës suaj. Jemi krenarë që jemi njohur ndërkombëtarisht nga Omnitele, për cilësinë më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri, sipas standardeve të njëjta me vendet e Evropën Veriore. Nga ana tjetër kemi një rrjet fiks të përforcuar me investime të tjera në fibra. Një Shqipëri tashmë janë vendosur më shumë se 6000 km fibër dhe janë arritur pothuajse 220.000 familje që përdorin rrjetin tonë të fibrave”, tha Djurovi.

Risia e vërtetë qëndron në faktin se ONE TV ka kaluar nga shërbimi IPTV në një platformë të avancuar hibride OTT/IPTV, të mundësuar nga set-top boxes AndroidTV, duke sjellë një grup krejtësisht të ri funksionesh.
Ka një shpërndarje efikase të përmbajtjes e cila kombinon mënyrat e transmetimit për një ose disa pajisje, të dedikuara për personalizim sa më të mirë.
Ju mund të shijoni përvojën televizive në jo 1, por 3 ekrane me aplikacionin ONE TV, mund të personalizoni përvojën me Android TV Box dhe të jeni të sigurt përmes filtrit të kontrollit prindëror.
ONE TV është një shembull i qartë i përmirësimit revolucionar të One Albania, që qëndron pranë abonentëve të saj, në ofrimin e zgjidhjeve dhe përmirësimit të stilit të jetesës.








