Organi kryesor seksual është truri. Ai ndikon dukshëm në kënaqësinë seksuale. Prandaj është e rëndësishme të veprosh mbi mendjen më shumë sesa mbi organet seksuale. Shpesh një grua ka frikë se nuk është mjaftueshmërisht e bukur për qenë e dëshirueshme. Por në realitet, kur një burrë shtrëngon gruan me të cilën po përjeton një moment intimiteti, për të ajo është gjithmonë gruaja më e bukur në botë. Ai është i përfshirë, i prekur nga intimiteti, e madje dhe nga defektet e partneres. Është një dhuratë që mund t’i bësh tjetrit, t’i tregosh gjithë përkushtimin. Të qenit i vetëdijshëm të mundëson të lësh mënjanë të gjithë komplekset për të përfituar nga momenti që je duke përjetuar. Dëshira për të bërë seks tek një grua është e lidhur ngushtë me harmoninë trupore. Prandaj një parapërgatitje para se një femër të futet nën çarçafë është shumë stimuluese. Bëj një banjë të ngrohtë, spërkatu me vajra esencialë ose me një krem me aromë nëpër të gjithë trupin, për një lëkurë të butë dhe të këndshme për t’u shijuar. Mjafton një gjest që një grua të ndihet më joshëse, pavarësisht defekteve të vogla.
Erotizo dëshirën
Mos mendo se dëshira vjen vetëm njëherë. Duhet kultivuar dhe ndezur. Dhe një nga metodat më të mira është komunikimi. Dialogu është afrodiziaku më i mirë.
Harmonizo ritmet
Shpesh mashkulli, në fillim të jetës seksuale, nuk e di se orgazma femërore ka nevojë për kohë. Tek një grua që nuk e ka provuar kurrë orgazmën, të paktën 45 minuta përkëdhelje janë të nevojshme për të bërë të mundur rritjen e eksitimit dhe shpërthimin e orgazmës. Thelbësor është stimulimi i klitorit. Meqë një burrë e arrin shumë më shpejt orgazmën, e ka të vështirë të kuptojë që partnerja vërtet ka nevojë për kaq shumë kohë. Ja që kjo është e vërteta. Por ky interval tenton të zvogëlohet me kalimin e kohës dhe me praktikën, derisa refleksi orgazmik të bëhet më relativ. Prandaj e rëndësishme është që të harmonizohen ritmet me qetësi. Sa më me ngadalë ta merrni, aq më shumë kënaqësi do të përjetoni.
Eksploro kënaqësinë mendore
Një lojë shumë eksituese është vënia në praktikë e një fantazia erotike jo shumë të rrezikshme. Për shembull, një çift mund të shkojë në restorant duke e ditur që ajo nuk ka veshur mbathje. Është një sekret që vetë ata të dy e dinë. Intimiteti dhe eksitimi stimulohen dhe bëhen prelud i një mbrëmjeje shumë pikante…
Zhdramatizo problemet e ereksionit
Kur një burrë ka probleme me ereksionin, për të nuk është shumë e thjeshtë. Në termat e identitetit mashkullor, kjo situatë është tragjike. Një grua që e kupton partnerin, që i jep siguri dhe zhdramatizon situatën është një thesar i çmuar për një burrë. Ndonjëherë mjaftojnë vetëm pak fjalë si: “Sot ose nesër… këtu jemi”. Pastaj është shumë e rëndësishme që një grua të mos përqendrohet vetëm tek penisi, por të dijë ta përkëdhelë partnerin edhe në zona të tjera: tek kofshët, tek testikujt.
Kërko kënaqësinë
Trupi ynë është misterioz dhe ai i personit që kemi përballë akoma më shumë. Nëse mendon se di gjithçka, me siguri gabohesh. Edhe seksologët më ekspertë na kanë rrëfyer se kanë ende shumë për të mësuar dhe për të zbuluar mbi misteret e trupit. Duhet që burrat të ndalojnë së menduari se seksualiteti konsiston thuajse ekskluzivisht në penetrim. Duhet të zhvillojnë anën e tyre femërore, të bëhen më të butë, të dëgjojnë partneren, të hyjnë me të në një intimitet më të thellë. Vetëm me këtë kusht do të japin dhe do të marrin më shumë kënaqësi.
Çmo orgazmën pa penetrim
Ja që jo gjithmonë është e domosdoshme prania e një burri për të arritur orgazëm. Penetrimi i penisit në vaginë nuk është mënyra e vetme. Ndjesitë e marra nga përkëdheljet e të gjitha llojeve janë gjithashtu shumë interesante dhe të rëndësishme për t’u eksploruar dhe për të të shumëfishuar kënaqësinë seksuale.
Stimulo klitorin
Për t’i mësuar një burri se si përkëdhelet klitori , partnerja duhet patjetër t’i tregojë atij se si bën ajo. Ky demonstrim do t’i lërë të kuptojë atij se ç’ritëm të përdorë, në ç’pikë, kur të vazhdojë e kur të ndalet. Sepse tjetri nuk përkëdhelet ashtu siç mendon se duhet por siç ai ka nevojë. Kjo velen për të dyja palët.