Me një video nga studio e ‘Wake Up’, Ori ka treguar gjithë emocionet që ka ndjerë duke u shkëputur nga shtëpia e vjetër e ‘Top Albania Radio’, për t’u zhvendosur në ambientet e reja të saj.
‘Top Albania Radio’ është e para radio që u bë shumë e dashur, pasi prej saj dhe në frymën e saj lindi ‘Top Channel’. Nga kjo godinë u përcoll në banesën e fundit edhe Dritan Hoxha, që e themeloi këtë media me shumë dashuri dhe vizion. Tashmë me gjithë epokën dixhitale, radio nuk po “vdes”, përkundrazi, me shumë emosione të reja dhe mënyra të reja audience tregojnë që po përshtatet me kohën dhe cdo tendencë të re. Urojmë që prej studiove të reja, në një nga vendet më të lakmuara të Tiranës së sotme, stadiumi ‘Air Albania’, të rinisë dhe një histori e re jetëgjatë dashurie në ‘TopAlbaniaRadio’./revistawho.com









