Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ledjona Xheladinaj ndan videon e dhimbshme nga shtrati i rikuperimit: “Jam këtu vetëm falë duarve që s’më lëshuan kurrë” 07/11/2025
Rina ka dy fjalë për Feron dhe marrdhënien e tij me Arbenitën 07/11/2025
Mashtruesi i kriptomonedhave dhe gruaja e tij vriten brutalisht në Emiratet e Bashkuara 07/11/2025
 “Do të mungojnë buzët e mia…” Postimi i Kleas ndez rrjetin, a është një mesazh për Elgitin? 07/11/2025
“S’është puna që s’dua…”/ Laert Vasili tregon arsyen pse nuk është martuar!  07/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Oriela vs Greta: A do të jenë mike edhe pas garës?!

30/10/2015
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A

Oriela Nebijaj dhe Greta Koçi janë të vetmet vajza që kandidojnë për kryetare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pas katër kandidaturave mashkullore. Ja si iu përgjigjen vajzat pyetjeve të Opinion.al





Në cilin vend të Shqipërisë ndodhesh aktualisht?

Oriela: Aktualisht jam në Përmet, më pas në Tepelenë e në mbyllje në Gjirokastër.


Greta: Ndodhem kudo ku ka të rinj dhe të reja demokrate, që duan të bëhen pjesë e këtij proçesi zgjedhor.

Çfarë është politika për ty?

Oriela: Politika është instrumenti kryesor për zgjidhjen e problemeve dhe arritjet e mëdha. Por sigurisht në bindjen time kur ka drejtim me vizion  dhe alternative.

Greta: Ka disa pyetje në mendimin politik që filozofët ndër shekuj, nuk kanë arritur të dakordësohen kurrë plotësisht. Gjithsesi, unë besoj se është politika e mirë ajo që e bën shoqerinë më shumë solidare, kompakte, altruiste, por edhe më të gjindshme ndaj nevojave, që mund të ketë individi në jetën e tij të përditshme.

Ç’mendim ke për Gretën?

Oriela: Kam respekt për të gjithë kandidatët, të palëkundur. Gretën e kam njohur 18 vjeç kur drejtoja emisionin “Kub” në Vizion Plus, ajo sapo kishte nisur karrierën e saj si këngëtare. Më pas bashkëpunuam në PD. Është vajzë me vullnet e ambicje.

Ç’mendim ke për Orielën?

Greta: Orielën e kam mike dhe e admiroj për çiltërsinë dhe ekspresivitetin e saj, por edhe për natyrën miqësore. Unë shpresoj që pas këtij proçesi zgjedhor edhe me shumë vajza të tjera me intelektin dhe vlerat që perfaqeson Oriela, t’i bashkohen FRPD për të dhene kontributin e tyre në shërbim të rritjes së rolit të femrave në politikë.

Me çfarë platforme keni hyrë në garë për FRPD?

Oriela: Platforma është ende në punë e sipër! Në çdo takim me të rinjtë bashkëbisedojmë për zgjidhjet dhe alternativat që i duhen riorganizimit të FRPD. Jam shumë e vëmendshme teksa ata si miq dhe kolegë, gjejnë tek unë frymën për të më besuar mendimet e tyre për çfarë s’është bërë mirë e për ato që duhet të bëhen më mirë.

Greta: Platforma ime konsiston në rikonceptimin e filozofisë së pjesëmarrjes në FRPD, duke e trajtuar këtë si një familje e madhe në funksion të ndërgjegjesimit qytetar. Nëpërmjet kësaj platforme synoj hapjen e FRPD, përmes garantimit të meritokracisë, krijimit të kushteve të barabarta për pjesëmarrje pa dallime, forcimin e shpirtit të grupit, forcimin e marrëdhënieve me organizatat e tjera partnere brenda dhe jashtë vendit me qëllim që të kompletojmë edhe shumë mbështetjen tonë, ndaj aksioneve politike të Partisë Demokratike për fitoren në zgjedhjet e 2017.

A ju ka ndihmuar bukuria apo fakti i të qënurit figurë publike në politikë?

Oriela: Automatikisht përgjigja ndaj kësaj pyetje nuk më bën modeste. Jam e kënaqur me pamjen time, është pjesë e vetëbesimit. Por bukuria ime qëndron tek puna, tek energjia që kam, tek aftësia për të qëndruar me gjithkënd, pavarësisht ideve e mendimeve të ndryshme që mund të kemi.

Greta: Bukuria në politikë qëndron një shkallë më poshtë, ndoshta edhe mikroskopike, krahasuar me inteligjencën apo vlera të tjera si integriteti, morali, dashamirësia, etj. Ndërsa, sa i përket të qënurit figurë publike më ka ndihmuar vetëm aq sa më ka dhënë mundësinë e kohës, që më duhet për të shpjeguar pikëpamjet e mia personale rreth çështjeve të caktuara.

Pse duhet ta fitosh ti këtë garë?

Oriela: Këtë pyetje ja drejtoj djemve dhe vajzave në ekipin tim bashkëpunues, pse unë?! Besimi që ata kanë tek unë, menyra se si ne bashkëpunojmë. Përgjegjësia që ndjej për këtë detyrë të vështirë por të bukur. Nuk jam në këtë gare sepse e projektoj veten nëpër lavdi, por sepse dua të punoj..

Greta: Së pari, sepse gjatë detyrës si Nënkryetare e FRPD, kam treguar me prova se në punën time 4 vjeçare, solla një frymë të re bashkëpunimi mes strukturave duke iu përkushtuar nevojave të të gjithë të rinjve të FRPD. Së dyti, sepse kontributin tim në FRPD nuk e shoh si katapultim i ambicieve të mia për sukses profesional, por si një mënyrë për të dhënë maksimumin tim me pasion, në funksion të atyre vlerave tek të cilat unë besoj fort.

A do të vazhdosh të qëndrosh në PD edhe në rast se humbet?

Oriela: Sigurisht, unë jam në këtë garë për të sjellë një kontribut në PD, kështu që nuk kam se si të mendoj për asnjë çast largimin.

Greta: Kjo do të varet nga të rinjtë demokratë dhe PD, por duke qenë se unë jam demokrate dhe jam e tille sepse besoj në vlerat që demokracia përfaqëson, sigurisht që kontributi im për PD do vazhdojë edhe më tej.

Tags: frpdGreta Kocioriela nebijaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ledjona Xheladinaj ndan videon e dhimbshme nga shtrati i rikuperimit: “Jam këtu vetëm falë duarve që s’më lëshuan kurrë”
Breaking News

Ledjona Xheladinaj ndan videon e dhimbshme nga shtrati i rikuperimit: “Jam këtu vetëm falë duarve që s’më lëshuan kurrë”

07/11/2025
Rina ka dy fjalë për Feron dhe marrdhënien e tij me Arbenitën
Breaking News

Rina ka dy fjalë për Feron dhe marrdhënien e tij me Arbenitën

07/11/2025
Mashtruesi i kriptomonedhave dhe gruaja e tij vriten brutalisht në Emiratet e Bashkuara
Breaking News

Mashtruesi i kriptomonedhave dhe gruaja e tij vriten brutalisht në Emiratet e Bashkuara

07/11/2025
 “Do të mungojnë buzët e mia…” Postimi i Kleas ndez rrjetin, a është një mesazh për Elgitin?
Breaking News

 “Do të mungojnë buzët e mia…” Postimi i Kleas ndez rrjetin, a është një mesazh për Elgitin?

07/11/2025
“S’është puna që s’dua…”/ Laert Vasili tregon arsyen pse nuk është martuar! 
Breaking News

“S’është puna që s’dua…”/ Laert Vasili tregon arsyen pse nuk është martuar! 

07/11/2025
Një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Ylli Limanit mund të jetë më afër sesa e mendoni!
Breaking News

U tha, u bë! Rita Ora prezanton bashkëpunimin me Ylli Limanin!

07/11/2025
Next Post

Varrosi dhe Lil Koli, një dyshe suksesi (FOTO + VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera