Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

Orinda Huta, e njohur prej vitesh si një prej prezantueseve më aktive në ekran, ka treguar se periudha pas rikthimit të saj si nënë i ndryshoi drejtimin profesional. Duke folur në “Opinion”, ajo rrëfeu se formati “Mam” nisi si një ide familjare, menjëherë pasi erdhi në jetë vajza e saj Atara, por sot është kthyer në një prej projekteve mediatike më të ndjekura nga prindërit.





Sipas saj, intensiteti i punës televizive nuk i linte hapësirë për jetën personale dhe për këtë arsye, vendimi për t’u zhvendosur drejt platformave digjitale erdhi natyrshëm. Podcast-i, që tashmë është në sezonin e tretë, ka sjellë jo vetëm qetësi më të madhe në ritmin e saj të përditshëm, por edhe rezultate që nuk i kishte imagjinuar.

Në bisedën me Blendi Fevziun, Orinda zbuloi se të ardhurat nga projektet online kanë kaluar pritshmëritë:


“Të ardhurat janë vërtet të mira dhe janë tek unë, të gjitha. Plus Instagrami ka të ardhurat e veta dhe kur bashkohen bëjnë një paketë shumë të fortë,” – sqaroi ajo, duke shtuar se pavarësia profesionale i ka dhënë më shumë liri në vendimmarrje.

Në fakt, ajo pranon se pikërisht kjo hapësirë e re është arsyeja pse formati është kaq personal dhe i sinqertë. Bisedat fokusohen në prindërimin, historitë e nënave, balancën dhe sfidat, duke bërë që publiku të gjejë veten tek ajo që dëgjon.

Biseda në studio

Blendi Fevziu: Financiarisht, a ia vlen?
Orinda Huta: Po, ia vlen. Financiarisht ia vlen.

Blendi Fevziu: Ia vlen më shumë se një rrogë në media tradicionale?
Orinda Huta: Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion…

Sipas saj, fakti që e ka të gjithë kohën në dorë dhe mund të menaxhojë projekte paralele është arsyeja përse sot ka një stabilitet më të madh, si profesionalisht ashtu edhe familjarisht.

Me sa duket, Orinda ka gjetur mënyrën për të bërë televizion në një formë krejt të re, jashtë televizionit.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Next Post
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera